Takimi i madh i blegtorisë-shpendarisë në ZOOTECHNIA 11


Të gjitha kompanitë e mëdha të blegtorisë-shpendarisë, të cilat do të prezantojnë arritjet e tyre të fundit në ketë degë që nga llojet e ndryshme të kafshëve prodhuese deri tek makineritë, shërbimet, por edhe studimet, marrin pjesë në ekspozitën e vetme respektive dhe të profilizuar në Greqi dhe në Ballkan, në Zootechnia, që organizohet për të 11-ën herë nga data 31 janar deri më datën 3 shkurt 2019 në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave të Thessaloniki-t.

 

Organizimi i 11-të i Zootechnia shënon zhvillimet në një nga fushat më dinamike në sektorin e prodhimit primar, e cila hyn në një fazë materializmi investimesh të reja. Ekspozita 2019, pretendon të tejkalojë rekordin e vizitorëve të organizimit të mëparshëm 2017.

Numri i ekspozuesve të Zootechnia-s 2017, arrinte mbi 900, ndërsa shumë i rëndësishëm ishte fakti i shtimit të numrit të vizitorëve të huaj, në masën 27%, prania e të cilëve i dha një karakter ndërkombëtar organizimit.

Ekspozuesit grekë vinin nga e gjithë Greqia, ekspozuesit huaj (direktë dhe indirektë) përfaqësonin 37 vende, ndërsa ekspozuesit e drejtpërdrejtë të huaj vinin nga 11 vende (Austri, Bullgari, Danimarkë, Spanjë, Itali, Qipro, Hungari, Poloni, Rumani, Slloveni dhe Turqi).

Zootechnia-n e mëparshëm e patën vizituar hostedbuyers (vizitorë të ftuar të huaj tregtarë) nga 10 vende (Shqipëri, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), Algjeria, Tunizia, Egjipti, Gjermania, Rumania, Rusia, Bullgaria dhe Qipro) por edhe 300 vizitorë me pjesëmarrje në grupe nga Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe nga Bullgaria. Pos materialit të hollësishëm ekspozues të Zootechnia-s, në të cilën marrin pjesë kompanitë më të rëndësishme të kësaj dege, organizmi i 2019-es, do të strehojë Pet festival-in, por edhe Sallonin e Kalit.

 

Përndryshe, Zootechnia do të inkuadrohet nga një program i pasur aktivitetesh paralele, që do të mbulojnë të gjitha temat e interesit të degës së blegtorisë dhe shpendarisë.

Në mënyrë treguese do të prezantohen risi në konstruksionet e mjediseve stallore, ushqyerjen e kafshëve dhe administrimin e teknologjive të reja për administrimin e shfrytëzimit blegtoral.